Mercenarët, rriten pagat! Vendimi i qeverisë: Do të paguhen 30 përqind më shumë

22/06/2022 19:55

Pagat e ushtarakëve do të rriten me 30% duke nisur nga muaji i ardhshëm.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë, i planifikuar në buxhetin 2022 për Ministrinë e Mbrojtje.

Nga ky rishikim page do të përfitojnë kategori të ndryshme brenda anëtarëve të Forcave të Armatosura.

Me këtë rritje page, synohet arritja e objektivit të kërkuar edhe nga aleanca ushtarake e NATO-s, që deri në vitin 2024 buxheti për Forcat e Armatosura të jetë 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pagat e anëtarëve të Forcave të Armatosura shqiptare të përafrohen me ato të vendeve të tjera që janë pjesë e saj.

Po ashtu, qeveria është zotuar se së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i një Akademie Ushtarake që do t’u japë mundësi edukimi të rinjve që duan të studiojnë dhe të ndjekin rrugën e karrierës ushtarake.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA