Gazetari rus shet medaljen e Nobelit, paratë do i japë për refugjatët ukrainas

21/06/2022 12:42

Kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta shiti në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe për 103.5 milionë dollarë .

Të gjitha paratë nga shitja do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët nga lufta në Ukrainë, tha Dmitry Muratov.

“Shpresojmë që kjo të shërbejë si një mobilizim për njerëzit e tjerë që të nxjerrin në ankand pasuritë e tyre të vlefshme, trashëgimitë e tyre, për të ndihmuar refugjatët ukrainas anembanë botës.”

Muratov u shpërblye me çmimin e paqes në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi.

Novaya Gazeta pezulloi operacionet e saj në mars, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kjo erdhi pasi Moska tha se kushdo që i përshkruan veprimet e Rusisë në Ukrainë si një “luftë” do të përballet me gjoba të rënda ose mbyllje. Kremlini e quan konfliktin një “operacion special ushtarak”.

“Vendi im pushtoi një shtet tjetër, Ukrainën. Tani ka 15.5 milionë refugjatë. Ne menduam për një kohë të gjatë se çfarë mund të bënim dhe menduam se të gjithë duhet të dhurojnë diçka të dashur për ta, të rëndësishme për ta”, tha Muratov kur njoftoi vendimin e tij.

Muratov është bashkëthemeluesi dhe kryeredaktori për një kohë të gjatë i Novaya Gazeta, një gazetë kritike ndaj Kremlinit, e cila u krijua në vitin 1993 me paratë e çmimit “Nobel për Paqen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA