Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim këtë të martë në Lezhë, pasi dyshohet se ka mbjellë kanabis në një parcelë toke.

Parcela me lëndën narkotike , në fshatin Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh është identifikuar nga një dron i policisë. Ndërsa në afërsi të këtij ambienti, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga ajri dhe nga toka.

Si rezultat i kontrolleve me dron, në fshatin Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në afërsi të këtij ambienti, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit F. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lalm, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Vijon puna puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA