
24/02 08:32
Një stuhi e dhunshme breshëri ka goditur Francën jugperëndimore mbrëmjen e së hënës duke lënë pas shkatërrime të mëdha.
Madhësia e kokrrave të breshërit ishte gati sa ajo e një topi bejsbolli, duke shkatërruar edhe xhamat e makinave.
19 departamente te policisë në këtë zonë të Francës vendosën në alarm portokalli si pasojë e stuhisë.
Zonat e Charente-Maritime dhe Gironde u prekën më shumë. Ndërkohë Moti më i ashpër pritet midis Landes dhe Limousin, nëpërmjet Perigord, siç specifikohet nga Weather Channel, ndërsa priten edhe reshje nga 20 deri në 50 mm.
Po ashtu nuk mungoi edhe era e furishme me shpejtësi deri në afro 100 km/orë.
Top Channel