Një tërmet me magnitudë 6 goditi të hënën lindjen e Tajvanit, 38 kilometra në jug të qytetit Hualien. Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Një video e një skene të qetë buzë liqenit që befas filloi të dridhej në mënyrë të dhunshme, u postua në Facebook nga një park kombëtar në Hualien.
“Ky është një tërmet vërtet i madh!… Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt!”, shkruhej në postim
Një reporter i AFP-së në Taipei tha se ndjeu lëkundje të forta ndërsa mediat lokale rapotuan se tërmeti u ndje në të gjithë ishullin.
Disa tërmete me magnitude ose më shumë mund të jenë vdekjeprurës, megjithëse shumë varet nga vendi ku godet tërmeti dhe në çfarë thellësie.
Tajavi është goditur shpesh nga tërmete , me i rendi ka qenë ai i vitit 1999 me magnitudë 7.6 ku humbën jetën 2400 njerëz
Top Channel