Mini-tornado në plazhin francez vret surfistin, plagos pesë të tjerë në Normandi (fotot)

20/06/2022 15:24

Një pushues është varë kur një “mini-tornado” i paprecedentë në plazhin në veri të Francës e përplasi atë në vetratat e një restoranti.

Ne pamjet thuajse apokaliptike nga vendngjarja, shihet era e pabesueshme qe perfshin plazhin e qete.

31-vjeçari vdiq në vend kur era e papritur e ngriti atë në ajër duke e rrëzuar ashpër në plazhin e Villers-sur-Mer në veri të Francës.

Pesë njerës të tjerë u plagosën në plazhin e Normandisë pas goditjes së stuhisë së papritur të shtunën.

Mediat vendase e përshkruanin stuhinë si një “mini tornado” e cila shkaktoi tre plagosje të tjera më të lehta.

Fenomeni i rrallë i motit nuk ishte parashikuar nga meteorologët, të cilët nuk kishin pritur që erërat të forcoheshin në këtë masë, sipas rrjetit Francebleu.

Kryebashkiaku i qytezës Thierry Granturco, e përshkruante stuhinë si një “dhunë të panjohur ndonjëherë në brigjet tona”.

Era e fortë kishte zgjatur 20-25 minuta në plazhin e Côte Fleurie mes qyezave Ouistreham e Deauville.

Granturco tha për rrjetin vendas Franceinfo: “Nisi të frynte gjithnjë e më shumë dhe përfundoi me një mini tornado.”

“Ne komunikuam me Météo France të cilët thanë se nuk kishin enë të aftë të parashikonin këtë mini tornado.”

“Ne dinim që do të kishte erëra, të cilat u njotuan një mbrëmje më parë”.

Sipas parashikuesve të Francetvinfo e Météo France ishin parashikuar “stuhi të vogla vendore që shkonin drejt Normandisë nga jugperëndimi”.

Por mini-tornado la një valë shkatërrimi në plazh dhe rezidentët vraponin për t’u mbrojtur.

Kryebashkiaku shkruante më pas: “Mendimet tona janë me familjarët e të ndjerit, të cilin ne e shoqëruam në repartin e emergjencës por nuk mundi të mbijetonte”.

FOTO GALERI
1/5
Ne pamjet thuajse apokaliptike nga vendngjarja, shihet era e pabesueshme qe perfshin plazhin e qete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA