Më pak se dy muaj pas sigurimit të mandatit të dytë si president, Emmanual Macron ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës, pas rritjes së përkrahjes për aleancën e majtë dhe atë të së djathtës ekstreme.
Koalicioni i tij i qendrës ka humbur dhjetëra vende në zgjedhjet që kanë shpërfaqur ndasi të konsiderueshme në politikën franceze. Analisti politik Jean-Daniel Lévy thotë se tashmqë Franca po hyn në një periudhë të paprecedentë dhe të panjohur.
“Në këtë fazë ne ende nuk e dimë se cili do të jetë ekzekutivi. A do të mbetet apo jo si kryeministre Elisabeth Borne?, deri në çfarë mase mund të ketë marrëveshje që mund të bëhen me të majtën. Kultura politike në Francë është më shumë një kulturë konflikti, sesa marrëveshjeje nga një këndvështrim i përgjithshëm. Dhe do të ishte mjaft e habitshme nëse kjo do të ndryshonte në këtë legjislaturë të re.” tha analisti politik Jean-Daniel Lévy
Edhe vetë qytetarët janë të shqetësuar për ngritjen e partisë së Kuvendit Kombëtar (RN), të tjerë, përkundrazi, besojnë se përfaqësia kombëtare është më besnike ndaj ideve të popullit.
“Më bëri përshtypje ngritja e partisë së ekstremit të djathtë RN, Pyes veten se si qeveria aktuale do të marrë masa dhe do t’i ndryshojë gjërat.”- tha Agnes Gueguen
“Presidenti duhet të zbatojë të njëjtat rregulla për veten e tij që do të zbatojë për ministrat e tij, dmth një president që humbet, jep dorëheqjen.”- tha Eric Duguay
Ndërkohë zgjedhjet e të dielës kanë nxjerrë edhe disa fitues surprizë, si rasti i Rachel Keke, nga koalicioni Nupes, një zonjë që dikur pastronte në një hotel, por që u zgjodh në parlamentin francez pasi mundi ish-ministren e sportit të presidentit Emmanuel Macron, Roxana Maracineanu.
“Unë jam zëri i atyre që nuk kanë zë. Unë jam një shërbëtore, jam një pastruese, roje, ndihmëse kujdesi, ndihma në shtëpi, jam gjithë këto punë të padukshme dhe në Asamblenë Kombëtare këto punë do të jenë të dukshme. Ne do të punojmë së bashku për t’u ofruar të rinjve një Francë me një fytyrë të re.”– tha Keke
kampi qendror i Macronit ka fituar 245 vende në krahasim me 289 që i duheshin për të krijuar një shumicë absolute. Në vendin e dytë është renditur blloku Nupes, i krahut të majtë, i cili ka fituar 131 deputetë. Ky bllok drejtohet nga Jean-Luc Melenchon. Ndërsa Marine Le pen, ka fituar 89 deputete, duke shënuar fitore më madhe sesa është parashikuar nëpër sondazhe
Top Channel