‘Presidenti është mirë’, kështu njoftoi shtëpia e bardhë në një deklaratë të thatë pasi Joe Biden ra nga biçikleta të shtunën.
Në deklaratë sqarohet se presidenti nuk kishte nevojë për kujdes mjekësor pas incidentit. “Siç tha Presidenti, këmba e tij u kap në pedale gjatë zbritjes dhe ai është mirë”, sqaroi shtëpia e bardhë.
Biden u rrëzua kur po përfundonte një xhiro me biçikletë së bashku me zonjën e parë Jill Biden. Presidenti u largua nga grupi teksa po kalonte me biçikletë drejt një turme që ishte mbledhur aty pranë. Biden ndaloi dhe u duk se e kapi këmbën në pedale ndërsa përpiqej të zbriste.
Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan e ndihmuan shpejt Presidentin të ngrihej pas rënies së tij. Turma duartrokiti kur Presidenti, i cili mbush 80 vjeç në nëntor, u ngrit përsëri në këmbë. I pyetur nga një fëmijë në turmë se si ishte të drejtosh vendin, Biden tha me shaka: “Oh, është si çdo punë tjetër”.
“Disa pjesë janë të lehta, disa janë të vështira”, shtoi ai.
Top Channel