Të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve, banorë të Porto Romanos kanë protestuar pas incidentit që ndodhi të shtunën në fabrikën e gazit në Durrës.

”O ne, o fabrika.” Me këtë moto nisi në Porto Romano të Durrësit protesta e banorëve që jetojnë pranë fabrikës ku një ditë më parë ra zjarr.

Banorët e lagjes pranë fabrikës që kur u ndërtua deklaroi se do të merrej me prodhim, ambalazhimin e shampove, protestuan për rrezikun e lartë që sjell vendndodhja e saj në të gjithë komunitetin dhe jo vetëm.

Fëmijë, burra dhe gra kanë kërkuar nga shteti,  autoritetet ligjzbatuese  të ndërhyjnë për zhvendosjen e fabrikës  pasi nuk mund të jetojnë në të njëjtën zonë me të.

Banorët patën lajmëruar se protestës do t’i bashkoheshin edhe mjaft banorë që punojnë në  këtë fabrikë, po pasigurisë për jetën i është shtuar dhe pasiguria ekonomike për humbjen e vendit të punës dhe ata nuk janë përfshirë në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA