Ditën e nesërme do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e qeverisë së Kosovës me qeverinë e Shqipërisë.

Ky takim mes dy qeverive do të drejtohet nga dy kryeministrat Rama dhe Kurti, ku do të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve. Mbledhja pritet të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Axhenda:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore
dhe marrëveshjet për nënshkrim
12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës
së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të
përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano,
integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i
Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës
së Shqipërisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA