Në pritje të Metës/ Veliaj flet për konfigurimin e ri të opozitës pas 24 korrikut

19/06/2022 16:43

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nga njësia 3,  ku zhvilloi takimin e radhës me socialistët, foli edhe për një konfigurim të ri të opozitës pas 24 Korrikut,  kur presidentit Ilir Meta i mbaron mandati.

“Ka shumë njerëz që pyesin: Kush do kandidojë kundër nesh në pranverën e vitit tjetër? Po a ka rëndësi kjo? Njerëzit thonë mos kandidon Ilir Meta? Unë u përgjigjem: Ishalla! E dimë se ai nuk është nga ata burra që e mban fjalën, por them ishalla kandidon! Ne i kemi mundur edhe Ilirin, edhe Saliun; i kemi mundur edhe veç e veç, i kemi mundur edhe të dy bashkë, prandaj s’na intereson fare.”– tha Veliaj.

Për rikthimin e Sali Berishës  në krye të PD-së Erion Veliaj dha këtë koment.

“Mund të jetë lajm i mirë përkohësisht për ne, por nuk është e shëndetshme për vendin, kur njerëz non-grata drejtojnë opozitën. Megjithatë, është detyra e librave të historisë, e mësuesve, e familjeve, që t’i rrëfejnë historinë një 18-vjeçari, kurse ne, të rinjve duhet t’u flasim për TUMO-n, për kodimin, për Piramidën dhe qendrat tona të teknologjisë së informacionit; do duhet t’u flasim çfarë do të bëjmë, si do ta çojmë më lart arsimin.”tha Veliaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA