Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Çavusoglu ka arritur dje në vendin tonë, ku është pritu nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla dhe Çavusoglu sot edhe zyrtarisht do të kenë takim së bashku. Pas takimit siç është bërë e ditur të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Kurse, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.

Ministri i jashtëm turk me të arritur në Kosovë ka shkruar se ndalesa e fundit e vizitës së tij në Ballkan është “në Kosovën miqësore dhe vëllazërore”

“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, ka shkruar në Twitter Çavusoglu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA