Një degë rajonale e grupit militant të Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për një sulm në një tempull të Sikhëve në kryeqytetin afgan.
Një sulm në një tempull të Sikhëve në Kabul la të vdekur të paktën dy persona dhe plagosi shtatë të tjerë, më 18 qershor, pas shpërthimit të një makine të mbushur me eksploziv.
Shteti Islamik në provincën Khorasan, një degë rajonale e grupit IS ka shtuar së fundmi sulmet ndaj xhamive dhe pakicave në të gjithë Afganistanin.
Grupi tha përmes Telegramit se sulmi ishte një përgjigje ndaj fyerjeve kundër profetit Muhamed.
Zyrtarët qeveritarë të udhëhequr ngatalebanët thanë një besimtar i komunitetit Sikh ishte vrarë në sulm dhe një anëtar i forcave talebane u vra gjatë operacionit të pastrimit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë janë ankuar për mungesën e sigurisë për minoritetet Sikh, Sufi dhe Hazara të Afganistanit.
Raportuesi special i OKB-së për Afganistanin, Richard Bennett, “dënoi fuqishëm” sulmin dhe kërkoi të ndalohen “sulmet sistematike ndaj pakicave fetare në Afganistan”.
Sulmi u dënua edhe nga Bashkim Evropian.
Një burrë Sikh, i cili jeton afër tempullit që u sulmua, tha për Radio Azadi të REL-it se “Nëse nuk mund të jetojmë në Afganistan, atëherë ata duhet të na thonë dhe duhet të na e japin mundësinë që të mund të shkojmë në ndonjë vend tjetër”.
Sikhët janë një pakicë e vogël fetare në Afganistan, vend me shumicë myslimane.
Komuniteti Sikh, si pakicat e tjera fetare, ka qenë një objektiv i përhershëm i dhunës në Afganistan. Një sulm i marrë përsipër nga Shteti Islamik në një tempull tjetër në Kabul në vitin 2020 vrau 25 anëtarë.
Top Channel