Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do t’i heqë të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.

“Anasjelltas duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, ka deklaruar ai gjatë vizitës së tij në një fabrikë të prodhimit të miellit.

Ndërkohë, nesër në Prishtinë do të mbahet mbledhja e tetë e dy qeverive Kosovë- Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA