Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar shërim të shpejtë dy turistëve të cilët u aksidentuan pasditen e sotme në kanionet e Erzenit.
Veliaj falënderon dhe ekipin e emergjencave për shpëtimin dhe ndihmën e parë.
“Shërim të shpejtë dy të aksidentuarve në kanionet e Erzenit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën!
Mirënjohje emergjencave civile të Bashkisë Tiranë për shpëtimin dhe ndihmën e parë, dhe shumë faleminderit Ogerta Manastirliu & Haki Çako për helikopterin e evakuimit”, shkruan Veliaj.
Sherim te shpejte dy te aksidentuarve ne kanionet e Erzenit, fatmiresisht jashte rrezikut per jeten!
Mirenjohje emergjencave civile te Bashkise @CityOfTirana per shpetimin dhe ndihmen e pare, dhe shume falemnderit @GManastirliu & Haki Çako per helikopterin e evakuimit! pic.twitter.com/lpeQ1XYDWn
— Erion Veliaj #EYC2022 (@erionveliaj) June 18, 2022
Top Channel