Qytetarët raportojnë për disa shpërthime në fabrikën e gazit në Porto Romano të Durrësit.
Banorët janë larguar nga zona dhe në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset. Në këtë fabrikë bëhet mbushja e bombolave të gazit për tregtim.
Zjarri është vënë shpejt nën kontroll, por banorët apelojnë për më shumë siguri. Bashkëjetesa me një fabrikë gazi nuk është aspak e lehtë për qytetarët në një zonë që dikur ishte e destinuar si zonë industriale, por në dekadat e fundit paralelisht ka nisur të popullohet nga familjarë dhe të ngrihen biznese të reja. Bashkëjetesa e banorëve me këtë fabrikë ka qenë e vështirë gjithnjë, pasi në fillimet e saj në këtë hapësirë ngrihej një fabrikë lëkurësh që ndoste masivisht ambientin.
Top Channel