Gjendet trupi i gazetarit britanik që u zhduk në Amazonë

18/06/2022 08:47

Mbetjet e njërit prej dy trupave të gjetur në pyjet e largëta të Amazonës u konfirmuan se i përkasin  gazetarit anglez Dom Phillips, konfirmon policia braziliane.

Ata thonë se identifikimi është bazuar në të dhënat dentare. Trupi i dytë që besohet të jetë ai i ekspertit indigjen Bruno Pereira, është ende duke u ekzaminuar.

Phillips, 57 vjeç dhe Pereira, 41 vjeç, u raportuan për herë të parë të zhdukur më 5 qershor. Në fillim të kësaj jave, një i dyshuar pranoi se kishte varrosur trupat.

Policia kishte shpjeguar në detaje se si u vranë të dy burrat para se  i dyshuari t’i çonte oficerët në vendin ku ishin varrosur trupat e tyre.

Vëllai i të dyshuarit, Oseney da Costa de Oliveira, gjithashtu është arrestuar në lidhje me vrasjet, por mohon çdo përfshirje. Pereira e kishte prezantuar gazetarin, i cili po shkruante një libër në Amazon, me kontaktet dhe duke vepruar si udhërrëfyes i tij kur varka e tyre nuk arriti të e në një pikë të caktuar pranë kufirit me Perunë.

Kërkimi për të zhdukurit fillimisht u kritikua nga të afërmit dhe grupe të tjera të cilët u bënë thirrje zyrtarëve të veprojnë më shpejt. Ndërsa zemërimi global u rrit kërkimi 10-ditor u zgjerua derisa përfshiu ushtrinë, marinën dhe policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA