“Arrest shtëpie” dha gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 4 efektivët e policisë të ndaluar me urdhër të agjencisë së mbikëqyrjes policore, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë.
N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.
Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektikët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjësimin e 560 bimëve.
Prokurori i çështjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e çështjes Irida Kacerja.
Top Channel