Bitcoin ra nën 20,000 dollarë të shtunën, në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit, duke marrë të tatëpjetën ndërsa investitorët janë në “rrezik”.

Kriptomonedha më e madhe ra me 7.1% në 18,993 dollarë, vlerë kjo më e ulëta që nga dhjetori 2020.

Sektori i monedhës dixhitale është goditur këtë javë pasi kompania e huadhënies së kriptomonedhave Celsius ngriu tërheqjet dhe transferimet ndërmjet llogarive.

Rënia e vlerës së aseteve dixhitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie. Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh.

Këtë vit Bitcoin është ulur rreth 59%, ndërsa Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, me 73%.  Në botë ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum. Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.

Tregtia me kriptovaluta është dominuar me vite nga investitorët individualë, por, kohëve të fundit, tregu ka parë edhe një fluks investitorësh profesionistë, të tillë si menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA