Vijojnë protestat e dhunshme në Indi/ Trazirat shkaktojnë viktimën e parë (Foto)

17/06/2022 19:19

Kanë vijuar protestat e dhunshme në kryeqytetit të Indisë, ndërsa këtë të premte ka mbetur i vrarë një person gjatë përleshjes me policinë.

Grumbullimet e dhunshme të cilat kundërshtonin vendimet e qeverisë në lidhje me kontratat dhe uljen e moshës për ushtarët, vijojnë prej disa ditësh.

Protestuesit kanë goditur me gurë dhe mjete të forta duke shkaktuar shumë dëme, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur.

Ne pamjet e publikuara shihet se si protestuesit nuk kanë kursyer as hekurudhat të cilat janë përfshirë nga flakët.

Ata pretendojnë se vendimet e qeverisë do të sjellin një rritje të papunësisë dhe mungesën e pensioneve.

Sipas Reuters në raportimin e qeverisë thuhet se ligji do të përfshijë rreth 46,000 indianë.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA