Momentet qesharake kur shoferët italianë tërheqin zvarrë nga rruga protestuesit ‘e ambjentit’ që bllokojnë autostradën në Romë (video-foto)

17/06/2022 21:39

Në pamje shihen momentet kur disa aktivistë të lëvizjes së dyshueshme ambjentaliste të njohur si ‘Extinction Rebellion’ largohen me forcë nga rruga prej shoferëve italianë, pasi kishin bllokuar një autostradë të rëndësishme në kryeqytet.

Protestuesit kishin gjetur kohën për t’u ulur në mes të unazës kryesore të Romës, Raccordo – duke mbajtur pankartat e tyre e duke krijuar radhe masive trafiku.

Një video nga rruga e gjerë tregonte demonstruesit që përdornin taktikat e para gjithashtu në vende të tjera të Evropës, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku, ku çuditërisht nuk dukeshin asnjë oficer apo automjete policie.

Kështu që shoferët e nervozuar italianë në vijën e parë, dolën nga mjetet e tyre duke tërhequr zvarrë protestuesit në asfalt, duke i hedhur në anë të rrugës.

Një prej shoferëve grisi pankartën e tyre portokalli dhe e flaku përtej barrierës  së autostradës.

Ndërsa një grua që mbante ende çantën e dorës, i grisi aktivistëve një pankartë të dytë duke ua marrë nga duart.

Më pas të tjerë shoferë iu bashkuan përpjekjes së largimit të protestuesve duke i tërhequr nga krahët për të lënë të kalonin automjetet në rrugë.

Por pas largimit fillestar, aktivistët që protestën e tyre e bënin me shoferët e thjeshtë të cilët nuk mund të ndikojnë në politikat e mjedisit, gjenin përsëri mundësinë për t’u ulur në mes të rrugës para trafikut.

Dhe kur kalimi u bllokua përsëri një burrë shihet që tërheq një grua protestuese nga flokët duke e lënë në anë të rrugës.

Por ajo përsëri nuk dekurajohej teksa vendosej përsëri para trafikut .

E përditshmja italiane Corriere Dello Sport, shkruante se protestuesit e rinj e quanin veten një degëzim të protestuesve me emrin “Gjenerata e Fundit”.

Grupi thotë se kundërshton nxjerrjen e karburanteve fosile dhe centralet e qymyrit.

Deri në fund të videos protestuesit shihet që nuk heqin dorë nga përpjekjet e tyre, duke bllokuar të paktën një pjesë të rrugës.

Corriere Dello Sport shkruante se protesta mori fund me ardhjen e policisë vendase kur disa nga protestuesit u morën prej tyre.

FOTO GALERI
1/5
Në pamje shihen momentet kur disa aktivistë të lëvizjes së dyshueshme ambjentaliste largohen me forcë nga rruga prej shoferëve italianë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA