Lushnjë/ I vuri flakën barishteve, djeg shtëpinë! Rrezikoi jetën e nënës dhe motrës
17/06/2022 21:44
Një shtëpi është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në lagjen Kadri Qystri të Lushnjës.
Në shtëpi ndodheshin mamaja dhe motra e autorit, të cilat janë nxjerrë jashtë nga Policia Bashkiake dhe forcat zjarrfikëse.
I zoti i shtëpisë, i identifikuar si Luan Mezini i ka vënë flakën disa barishteve, por nuk ka llogaritur rrezikun. Zjarri është përhapur lehtësisht pasi shtëpia rrethohet nga pemët, duke rrezikuar edhe shtëpitë e tjera.
Top Channel