Serbia konfirmoi sot rastin e parë me linë e majmunëve.

Instituti i shëndetit publik në Serbi tha në një deklaratë se rasti është i importuar. Po ashtu, njoftohet se janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Ajo që dihet deri më tani është se lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra.

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve. Ai është më i zakonshëm për vendet afrikane, por së fundmi ka pasur raste edhe në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA