Bashkëkryetari demokrat i komisionit për reformën zgjedhore Enkelejd Alibeaj u shpreh ditën e sotme se se thelbi i veprimtarisë orientohet në dy çështje, në gjithpërfshirje dhe drejtim për asistencë krahas OSBE/ODIHR dhe organizmave të tjerë për adresimin e rekomandimeve.
Alibeaj u kërkoi që numri i ekspertëve të rritet me 4, pra nga katër në gjashtë për efekt cilësie por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë.
“Thelbi i veprimtarisë orientohet në dy çështje. E para me krijimin e një procësi gjithpërfshirës. E dyta unë kam kërkuar dhe kam gjetur dakordësi që të drejtojmë të njëjtën kërkesë siç i dërguam OSBE-ODHIR edhe organizmave të tjera si SHBA e BE
Sa i takon përcaktimit të numrit të ekspertëve, tradita ka qenë me 4 ekspertë, dy nga njëra anë, dy nga ana tjetër. Unë kërkoj të bëhen 6 ekspertë për të akomoduar edhe nevojat e ekspertizës teknike të përfaqësuesve të pjesës sonë, por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë
Në lidhje me përmbajtjen, shtylla kryesore e trajtimit nuk është vetëm puna e lënë përgjysëm dy vite më parë por mënyra se si do të interpretohet zbatimi në praktikë I këtyre rekomandimeve. Ka nevojë për ti parë të gjitha rekomandimet në një optikë të re dhe në një panoramë më të qartë më të plotë bazuar në eksperiencën më të freskët të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ky është një shërbim që duhet t’ja bëjmë publikut shqiptar dhe vetë Shqipërisë.Më e rëndësishme mbetet zbatimi I saj, duhet të jemi të qartë që ky vend ka bërë dhe bën gjithmonë reforma zgjedhore.”- tha Alibeaj
Top Channel