Lulash Qepuri mbeti i vdekur një natë më parë në Shkodër, pasi iu bë atentat me armë zjarri teksa ndodhej brenda lokalit të tij në fshatin Stom Golem.
76-vjeçari arriti të shkonte gjallë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë e as autorët.
Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, në vendin ku u qëllua i moshuari është një armë e hedhur në tokë.
Sipas informacioneve, viktima është arrestuar në tetor të vitit 2011, atëherë 63 vjeç ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.
Policia i ka sekuestruar në atë kohë një armë zjarri “Automatik mod.56”, një armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.
Top Channel