Kërcimtarja e famshme orientale dhe analiste biznesi Yekaterina ‘Katya’ Zavalishina, 33 vjeçe, është arrestuar si e dyshuar për tradhti të lartë dhe ‘spiunazh’ teksa ishte duke u larguar me avion nga Moska.
Kërcimtarja ndërkombëtare përballet me dënim deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtore.
33 vjeçarja Zavalishina, e cila punon rregullisht si analiste biznesi, akuzohet me kalimin e sekreteve shtetërore te përfaqësues të një vendi të huaj.
Nuk është zbuluar ende se me cilin vend ajo kishte të bënte, por arrestimi u bë teksa tentonte të fluturonte nga Moska drejt Zvicrës.
Zavalishina u ndalua në kryeqytet nga oficerët e inteligjencës FSB, të cilët thanë për agjencinë shtetërore TASS: “Rezidentja e Moskës E.S. Zavalishina është ndaluar për tradhti të lartë. Grupi hetues kishte kërkuar arrestimin e saj”.
Nuk është ende e qartë nëse çështja e saj ka lidhje me konfliktin në Ukrainë, apo nëse ndonjë vend perëndimor është i lidhur me çështjen.
Një zëdhënës i gjykatës tha: “Sipas nenit 275 të kosit kriminal rus (‘Tradhti e Lartë’) ajo është ndaluar për hetime të mëtejshme”.
Nëna e saj Larisa, 58 vjeçe, tha se Zavalishina duhet të shkonte për punë në Zvicër dhe i kishte lënë qenin e saj për t’u kujdesur sa kohë që ishte larg.
“Ajo ka punuar gjithmonë me të huajt, por të gjitha informacionet kanë qenë të hapura, publike.”
Çështjet e tradhtisë kanë qenë në rritje në Rusi vitet e fundit.
Top Channel