Përpjekja plot dhe akuza e Sali Berishës për të qenë ai dhe mbështetësit e tij propozuesit e një rezolute për të dënuar krimet në Srebrenicë kanë rezultuar të pasuksesshme.
Socialistët dhe grupi deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt, kanë bashkuar forcat për ta shuar dëshirën e Berishës për të qenë ai udhëheqësi kësaj rezolute.
Përpara datës 11 Korrik kur përkujtohet genocidi ndaj 6,838 boshnjakëve të ekzekutuar nga ushtria serbe, Kuvendi Shqipërisë, do të diskutojë dhe miratojë rezolutën, por jo atë të propozuar nga Berisha.
“Seanca të zhvillohet në 7 Korrik ku me solemnitetin e domosdoshëm dhe me një protokoll siç i ka hije kuvendit të Shqipërisë. Një përfaqësues i qeverisë dhe nga kryetarët e grupeve parlamentare të mbajnë fjalët e rastit. Natyrshëm dokumenti të jetë serioz nga ku kuvendi Shqipërisë të shpreh qartë me këtë rezolutë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konsekuente të qeverisë shqiptare në lidhje me pa-ndëshkueshmërinë në rastin e këtij gjenocidi”, tha Taulant Balla.
Megjithëse socialistët nuk kanë ndërmend të miratojnë draft rezolutën e hartuar nga mbështetësit e Berishës, Tritan Shehu u deklarua i kënaqur që parlamenti do ta miratojë një rezolutë.
Në seancën e kuvendit të Shqipërisë për Srebrenicën do të ftohen edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnjë Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij genocidi vlerësuar si më i tmerrshmi në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel