Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë përfshirë në një debat të ashpër këtë të enjte në Kuvend.
“Duhet një guxim shumë i madh, unë nuk kam komplekse ta them se ka një krizë ndërkombëtare. Po me Kievin ça patë zonja Tabaku. ku hynte Kievi në këtë bisedë, ç’lidhje kishte vizita jonë me Kievin me domatet, ju tek domatet ne të shkretët aty ku na e kërkon detyra”, tha Rama.
Tabaku e quajti një spektakël qesharak Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit që po mbahet prej një jave nga qeveria.
“Qeveria dhe kryeministrat e nisën javën me një spektakël qesharak për luftën kundër korrupsionit, këta luftonin korrupsionin. Lodhesh sa lodhesh po ke 470 milionë euro, sa më shumë e mohon aq më shumë ia mbush mendjen shqiptarëve, ai do t’i mbetet gjithë jetën, me dosjet me tre shifra, kjo Shqipëria e luftës më të pamëshirshme”, tha Tabaku.
Temë e debatit mes tyre u bë edhe Agim Kajmaku, ish- kryebashkiak i Vorës, i cili u arrestua para disa ditësh me kokainë në Itali.
“Është Shqipëria e Edi Ramës që korrupsion e sporteleve e ka në parlament, një në tre tendera jepet pa garë, sot bizneset ankohen masivisht, si nga Dhoma Amerikane e Tregtisë si ajo gjermane. Besoj këtë spektakël të shëmtuar të drejtuar gjatë kësaj jave nuk e prishi asgjë, nuk e zbehu as arrestimi i një burri që nuk ka paguar asnjë gjobë në jetën e vet. Në këtë sallë kemi votuar shumë ligje ca me qepë ca pa qepë, por i vetmi ligj që besoj na e ka ngritur nivelin është ligji i dekriminalizmit. Unë e kisha në Vorë më 6 mars Kajmakun përballë, edhe në zgjedhje pa kundërshtarë,ai që nuk verifikohet pa kundërshtarë, ai simboli ne Kajmakut e tjerë gjalpë e gjizë. Kjo është farsa më e madhe e kësaj qeverie, që përpiqet ti marrë për budallenj, s’do t’i dalin për zot e pas disa vitesh do të harrohet. Sot opozita nuk është e fortë dhe ne nuk krenohemi për gjendjen jo të mirë”, tha Tabaku.
Top Channel