Rama i drejtohet opozitës: Mos e harroni flamurin e PD-së me vulë “non-grata” sipër për korrupsion madhor

16/06/2022 13:05

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat ditën e sotme në Kuvend me deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabakun, të cilës i përmendi arritjet e reformës në drejtësi dhe të qeverisë në tërësi.

Rama i tha Tabakut se shqiptarët i besojnë socialistëve për shkak të këtyre reformave ndërsa PD-ja nga ana tjetër ka një vulë non grata për korrupsion madhor.

“Zonja Tabaku kaloi nga domatet tek dekriminalimimi dhe ishte një kapërcim shumë I madh nga tema. Folët për një linjë telefoni anti-korrupsion. Ishte linja alo doktor, jo e qeverisë tonë. Nga ana tjetër e telefonin prezumohej që do të ishte doktori e ti thyente brinjët korrupsionit.

Përkundrazi mua më vjen shumë mirë që ju përmendni ato që janë provat e një ndryshimi rrënjësor që po e sjellim ne jo ju. Nëse sot ka ish-ministra apo deputetë apo kryetarë bashkie, të lidhur me partinë në pushtet që janë në duart e drejtësisë, kjo nuk është diçka që ka ardhur nga qielli por zhvillim nga reforma në drejtësi.

Unë besoj që kjo është një arsye më shumë se përse shqiptarët na besojnë neve e jo juve. Këtu nuk jemi për të mishëruar përgjegjësitë kolektive. Duke qenë se ju i referoheni në mënyrë të vazhdueshme, do ju sugjeroja të mos e harronit flamurin tuaj, atë udhëheqësin e partisë, e keni të arkivuar me një vulë sipër “non-grata’ për një korrupsion madhor.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA