Noka: Nëse qeveria mban flamurin anti-korrupsion, njësoj si ISIS të mbajë flamurin anti-terrorizëm

16/06/2022 13:23

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, është shprehur mjaft i irrituar për se si jepet fjala në kuvend, ku deputetët e PD-së e kanë kohën gjithmonë të kufizuar.

Në lidhje me korrupsionin Noka tha se nëse qeveria është e pa korruptuar është si të thuash që ISIS nuk është një organizatë terroriste.

Flamur Noka: Këtu po emërohet opozita dhe po përcaktohet kujt i jepet e kujt nuk i jepet fjala. Që kryeministri të mbajë flamurin e anti-korrupsionit është njëlloj si të shohim ISIS të mbajë flamurin kundër terrorizmit. Respektoni opozitën se e kanë zgjedhur demokratët. Tangon ka vende të tjera ku mund ta kërcejnë jo këtu në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA