“Takim i Salianjit në Elbasan i organizuar nga krimi”, ish-deputeti i PD i përgjigjet Berishës: Nuk na detyroi askush, por nëse më bind me fakte, jam gati të… Në shenjë proteste kundër çmimeve të larta të produkteve, deputeti Dashnor Sula ka shkuar me shportë ushqimesh në Parlament, por garda nuk e ka lënë të futet.
Shporta përmban disa prej produkteve bazë për qytetarët shqiptarë, si kos, qumësht, miell, sheqer e vaj.
“Jo vetëm këto produkte të shportës, të llogarisësh edhe perimet me të cilat do të gatuash përditë pa u bërë fjale për mish, çmimet janë shumë të larta.
Unë kam ardhur sot në shenjë proteste sepse sapo hy këtu në ambientet e kuvendit hasesh me punonjësit e gardës apo ju gazetarët që nuk i përballoni dot këto çmime
Nuk e bëj për politikë por kam ndjeshmëri për këtë. I bëj thirrje qeverisë që ti japë ndihme familjeve në nevojë. Është situatë katastrofike”, tha Sula.
Top Channel