Pas goditjes së fortë që mori prej pandemisë së koronavirusit, industria jetike e turizmit në Kroaci po e merr veten.
Legjione të tëra turistësh po mësyjnë vendin e bukur në brigjet e Adriatikut, por ai ka një problem: I mungojnë punonjësit për këtë sector.
E përballur me një mungesë kronike të punonjësve të turizmit, Kroacia po rekruton njerëz në vendet fqinje të Ballkanit dhe deri në Azi për të mbushur boshllëkun.
Ky është një problem që edhe destinacione të tjera kryesore turistike në Evropë, Franca, Spanja dhe Greqia, e kanë përjetuar gjithashtu që nga heqja e kufizimeve të Covid.
Por është për Kroacinë e famshme për vijën e saj idilike bregdetare të mbushur me ishuj është një ngërç që vazhdon prej vitesh, dhe vetëm sa u përkeqësua më tej nga pandemia.
Industria e turizmit mund të ketë mungesë të 10,000 punëtorëve këtë vit, sipas vlerësimeve zyrtare.
“Situata është alarmante,”, thotë Stanislav Briskoski, pronar i një restoranti në pikën turistike Rovinj.
“Të rinjtë duhet ta kuptojnë se mund të bëhen shefa të mirë kuzhine apo të jenë në suksesshëm në biznesin e kateringut, vetëm duke punuar shumë. Turizmi nuk është jackpot, nuk është lotari, duhen 10 apo 15 vite punë që të nisësh e të shohësh rezultatet”, tha Stanislav Briskoski, pronar restoranti
David Trajanoviç nga Serbia punon si kamarier në këtë zonë, dhe shprehet i kënaqur me kushtet e punës.
“Ma rekomanduan miqtë e mi këtë vend, rroga është më e mirë sesa në Serbi, edhe argëtohemi këtu në verë pranë detit, janë arsye të mira për të ardhur”, tha David Trajanoviç, kamarier.
James Pepino nga Filipinet gjithashtu është i kënaqur që punon në Kroaci.
“Për mua është një rast shumë i mirë, është një mundësi e artë për të punuar këtu në Europë”, tha James Pepito, kopshtar.
Vendasit po kërkojnë nga autoritetet që të promovojnë më shumë shkollat profesionale e të trajnojnë më shumë të rinjtë me kurse hoteleri turizmi.
Top Channel