Kërkimit për gazetarin britanik, Dom Philips, të zhdukur prej ditësh në xhunglën e Amazonës së bashku me shoqëruesin e tij, Bruno Pereira duket se i erdhi fundi.
Një nga të dyshuarit e ndaluar prej policisë për çështjen që ngriti në këmbë Brazilin e pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare, rrëfeu se i ka qëlluar për vdekje të dy ata e i tregoi forcave të rendit edhe vendin ku ka varrosur trupat.
“Oficerë policie, të gjitha forca e nevojshme janë në vendngjarje. E konfirmoj se në zonën e treguar nga i dyshuari janë gjetur mbetje njerëzore. Kontrollet aty po vazhdojnë.”– tha Eduardo Alexandre Fontes
Autoritetet ende duhet të bëjnë verifikimin zyrtar përmes ADN-së, por pak dyshime ka se trupat i përkasin reporterit 57 vjeçar, baba të tre fëmijëve dhe guidës së tij 41 vjec, ekspert të indigjeneve, të cilët u zhdukën gjatë një ekspedite në një zonë të thellë të Amazonës 10 ditë më parë.
I dyshuari kryesor, peshkatari Amarildo da Costa de Oliveira, pohoi se i ka qëlluar për vdekje. Mendohet se Phillips dhe Pereira janë shënjestruar për shkak të punës së tyre në mbrojtje të popujve indigjenë të Aamazonës, tokat dhe mjetet e jetësës së të cilëve janë në rrezik gjithmonë e më të madh për shkak të akitviteteve të paligjshme minerare, kontrabandës e prerjes pa fre të pyjeve të cilave praktikisht u është dhënë sipas mediave të huaja, një mbështetje taktike nga presidenti Jair Bolsonaro.
Top Channel