Interpelancë me ministrin e Brendshëm, Salinaji: OFL u krijua që kriminelët të përfshiheshin në fushata elektorale! Çuçi: 2199 subjekte të hetuara në total

16/06/2022 10:50

Deputeti demokrat Ervin Salinaji kërkoi interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi këtë të enjte në lidhje me  se OFL-në dhe Vettingun në Policinë e Shtetit.

Salinaji tha se operacionet e OFL-së tregojnë se kanë qenë intimidime për grupet kriminele që këta të fundit të përfshiheshin në fushata elektorale, pasi pas 25 prillit ky subjekt nuk doli më.

Ndërsa ministri iu kundërpërgjigj duke e konsideruar OFL-në një moment historik të luftës inteligjente të Policisë së Shtetit kundër forcës së krimit me një afat kohor një vjeçar.

Ai theksoi se numri total i subjekteve të hetuar nga Operacioni Forca e Ligjit është 2199, nga të cilët 1682 janë subjekte të evidentuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë.

Numri total i subjekteve të hetuar nga Operacioni Forca e Ligjit është 2199, nga të cilët: 1682 janë subjekte të evidentuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë; 475 janë praktika të iniciuara nga vetë Struktura e Posaçme “OFL”; 42 janë subjekte të evidentuar nga Drejtoria e Antiterrorit. Ajo që mund të them është se vetëm në kuadër të Aktit Normativ për OFL, gjatë periudhës 01 Shkurt 2020 – 31 Dhjetor 2020, Policia e Shtetit ka hetuar 2199 subjekte, nga të cilët 741 subjekte janë njoftuar për të bërë vetë-deklarimin e pasurisë (prej të cilëve 617 subjekte të aktit dhe 124 lidhje familjare/shoqërore të subjekteve) dhe pas përfundimit të vetëdeklarimit, 239 praktika janë referuar në SPAK.

Së pari, me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, të cilat i kanë të evidentuar këta shtetas nëpërmjet verifikimeve të vendndodhjes së tyre, të lidhjeve familjare, miqësore dhe shoqërore, të pronave që ata administrojnë, të pronave që ata i kanë të regjistruara në emër të personave të tjerë apo pronat që ata i kanë tjetërsuar, informacion, i cili është përpunuar, plotësuar dhe dërguar nga struktura e OFL-së në SPAK.
Së dyti, struktura e OFL-së ka marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të gjitha listat e të dënuarve dhe të atyre që janë aktualisht duke vuajtur dënimin për veprat penale që janë objekt i atij akti. Dhe së treti, OFL ka marrë edhe nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar listën e të dënuarve jashtë shtetit për veprat penale objekt të këtij akti.

Në lidhje me Vettingun në polici, ministri tha se do të largojnë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën.

 “Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon asgjëkund. Pesë janë përjashtuar, 10 kanë dhënë dorëheqjen, një subjekt ka dalë në pension dhe dy kanë marrë trajtimet përkatëse”, tha Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA