Sali Berishës, vizita e parë zyrtare jashtë Shqipërisë pas zgjedhjeve që organizoi për t’u shpallur kryetar, duket se i shërbeu për t’u afruar sërish me bashkëpunëtorin e tij të vjetër, Ilir Metën.
Në Azerbajxhan janë të dy të ftuar në forumin që po mbahet për sfidat e rendit botëror. Formalisht të dy të ftuar veç e veç. Po mbrëmja i ka gjetur të ulur ngjitur me njëri-tjetrin.
Ilir Meta duket i paduruar për rikthimin e tij në politikën aktive, rikthim që nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, e izoluar si nga ndërkombëtarët ashtu dhe nga kundërshtari politik.
Por, a do të bashkohet Meta me Berishën, pas 24 Korrikut?
Koha dhe vendi i përbashkët ku ndodhen sot dy ish-aleatët politik, e bëri të natyrshëm një takim të tyrin, në një Samit ku ka pak vetë që flasin shqip.
Berisha nuk e ka fshehur se është në kërkim të një bashkëpunimi të ri me Ilir Metën. Por, kreu i shtetit, në javët e fundit të mandatit te tij si President u duk sikur u zbut me amerikanët të cilët e mikpritën në rezidencën e tyre ne Tiranë. Ilir Meta ka deklaruar se mezi pret te zgjohet nga ëndrra e te kthehet ne betejën politike, por nuk dihet akoma nëse kjo beteje do te fillojë nga Baku, apo nga Tirana.
Top Channel