Sulme masive nga grupet xhahidiste në Nigeri, 27 të vdekur, ende nuk raportohet për të arrestuar
Deputeti Erion Braçe me tone të larta në Kuvend sërish ka dalë pro bujqve lidhur me rritjen e çmimeve.
Ai u shpreh se vendi ynë ka hapësira për të kultivuar grurin, por tregtarët shkojnë e marrin në vendet fqinje.
Sipas Braçes ka një abuzim të madh me çmimet e produkteve nga t6regtarët, të cilët i blejnë shumë lirë nga bujqit dhe i shesin shumë shtrenjtë.
“Çfarë t’u them atyre bujqve? Pse tregtarët e blejnë në Serbi kur kanë grurë në Tërbuf?! Çfarë problemi ka, është problemi i TVSH, le ta blejë shteti, nuk ka kapacitete magazinuese, nga 7 bujku korri vetëm 3 hektarë, 36 lekë ki9logrami, do t’i lemë këta njerëz edhe nën peshën e politikës fiskale, që nuk shkon dhe ia lënë peshën tregtarëve grabitqarë që kemi, asgjë nuk u kemi kërkuar, vetëm u kemi dhënë para dhe tallen me mundin e atyre bujqve. Bujqit dorëzojnë mallin atje në mirëbesim, siç dorëzojnë, e pashë vetë kilogramin e shalqirit në Divjakë, nga 32 lekë u bë me 24 lekë me kilogramë, maskarenjtë që i flasin njëri-tjetrit me telefona. Bujqësia nuk është çështje e ndërrimit të karrigeve, ushqimi nuk është çështje e asaj pjatës që na servirin. Do e votoj propozimin e Dukës”, tha Braçe.
Një gjest që u vu re është se Braçe pas përfundimit të fjalimit u duartrokit nga deputetët e opozitës.
Top Channel