24/11 18:41
Një 29-vjeçar me inicialet F.M. është vënë në pranga ditën e sotme pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.
Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë dhe cannabis sativa, i ndante në doza të vogla, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel