Shirat e rrëmbyer në Guatemalë janë bërë shkas për vdekjen e 16 personave, ndërsa prej motit të keq në vend janë prekur gjysëm milionë banorë.
Pasojat e tyre u panë qartë edhe në dëmtimin e skajshëm të njërës prej autostradave kryesore që lidh kryeqytetin me rajonet jugore, në mesin e të cilit është sjfaqur një gropë gjigande, që detyroi autoritetet ta mbyllnin atë pjesë të rrugës për trafikun.
“Në 6 të mëngjesit, rruga thjesht u shemb dhe ne mbetëm me një gropë gati tre metra të gjerë që na e komplikon jashtëzakonisht shumë situatën. Tani duhet të shohim mundësitë që ta mbyllur krejtësisht trafikun për në veri. Nga katër korsi që përdoren zakonisht, tani kemi lënë hapur vetëm njërën.”- tha Henry Quevdo
Autoritetet vendase njoftuan se shumica e viktimave nga moti i keq, e humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Në mesin e tyre, sipas France 24 ishte dhe një nënë me 6 fëmijët e saj.
Shirat e dendur të shoqëruar nga erëra të forta, kanë shkaktuar rrëshqitje toke, rëshqitje dherash, përmbytje dhe shembje në infrastrukturë dhe objekte në shumë pjesë të këtij vendi të Amerikës Qendrore.
Top Channel