OBSH do të ndryshojë emrin e lisë së majmunit sepse ‘tingëllon racist’ ndaj afrikanëve (fotot)

15/06/2022 17:27

Duke sinjalizuar se kanë mjaft punë për të bërë me linë e majmunit, OBSH ka njoftuar sot se do të gjejë një emër të ri për sëmundjen e rrezikshme “që të jetë më pak diskriminues apo stigmatizues” ndaj kontinentit afrikan, ku është pikasur fillimisht.

Rreth 30 studiues raportohet se kanë nënshkruar një dokument ku thuhet se ka “nevojë urgjente” për të ndryshuar emrin e sëmundjes që ka prekur burra homoseksualë e biseksualë, shkruan britanikja Daily Mail.

Ata shkruanin: “Referimet e nomenklatura me referenca afrikane e këtij virusi është e pasaktë si dhe diskriminuese dhe stigmatizuese”.

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, konfirmoi riemërimin e virusit.

“Ne po punojmë me partnerët për ndryshimin e emrit të lisë së majmunit, virusit dhe sëmundjes që shkakton. Njoftimi do të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Lija e majmunit është zbuluar fillimisht si një variant i lisë, i lindur te majmunët në laboratore kërkimi në Afrikë në fillim të viteve 1960-të.

Sistemi aktual i emërimit e ndan atë në versionin afrikano-perëndimor dhe atë afrikano-qendror, ose të basenit të Kongos.

Tashmë ekspertët thonë se së shpejti do të zëvendësohet me numra si MPXV1, MPXV2 e kështu me radhë.

Ata argumentojnë se virusi që është pikasur te njerëzit është i tipit MPXV, por rrallëherë mund të transmetohet mes njerëzve.

Tashmë një sistem i ri emërimi do të përdoret dhe për linë e majmunit, i ngjashëm me atë të varianteve të Covid.

Muajin e kaluar dega afrikane e Foreign Press Association, nxiste mediat perëndimore të mos përdorte vetëm fotot e njerëzve me ngjyrë për ilustrimin e lajmeve të lisë së majmunit në Evropë apo Amerikën e Veriut.

FOTO GALERI
1/3
OBSH ka njoftuar sot se do të gjejë një emër të ri për sëmundjen e rrezikshme “që të jetë më pak diskriminues apo stigmatizues” ndaj kontinentit afrikan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA