Rezerva Federale rriti normat e interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje të mërkurën, një lëvizje agresive kjo, për të trajtuar inflacionin që po rrënon ekonominë, duke frustruar konsumatorët dhe duke ‘mbytur’ administratën Biden.
Kjo e sotmja është rritja më e madhe e normës që nga viti 1994 dhe do të prekë miliona biznese dhe familje amerikane, duke rritur koston e huamarrjes për shtëpi, makina dhe kredi të tjera në mënyrë që të detyrojë një ngadalësim të ekonomisë.
Deri këtë javë, ekonomistët dhe investitorët prisnin që FED të rriste me gjysmë pikë normën bazë të interesit, lëvizja e dytë e tillë në 22 vitet e fundit. Megjithatë, pasi një raport jo premtues të inflacionit të premten, zbuloi se rritja e çmimeve po zgjerohet në të gjithë ekonominë, pritjet u rritën për një rritje më dramatike të normës.
Amerikanët po luftojnë me kostot në rritje nga dyqani ushqimor te pompa e benzinës dhe FED është i mandatuar me detyrën për të mbajtur çmimet të qëndrueshme. Rritja e çmimeve në çdo gjë, nga ushqimi te gazi, e cila ka arritur një sërë rekord ditor gjatë muajit të kaluar, ka çuar në ndjenjën më të ulët të konsumatorit që nga viti 1952.
Top Channel