Plagosi neonazisztët në Budapest në vitin 2023, arrestohet në Francë ekstremisti i majtë shqiptar me urdhër-arrest nga Gjermania
Në pritje të shembjes dhe rindërtimit, banorë të dy pallateve të dëmtuara rëndë në lagjen nr.5, në Durrës, kanë protestuar ndaj heshtjes së autoriteteve të rindërtimit për objektet e tyre.
“U bënë 2 vite e gjysëm që jemi përjashtë. Kafshët e kanë një kasolle, ndërsa ne rrimë akoma rrugëve. Mbaroi Laçi, Shijaku, Tirana, këtu në Durrës nuk vë dorë asnjë. Vetëm ne në Durrës jemi të persekutuar?! Prit e prit dhe asgjë s’po bëhet. Plaçkat i hoqëm dhe presim të shembet pallati dhe të rindërtohet sa më parë.”- thanë banorët.
Afro 3 vjet pas tërmetit fatal, banorë të pallateve në pritje të shembjes vazhdojnë të jetojnë në shtëpi me qira dhe nuk e dinë edhe për sa kohë, pasi institucionet heshtin.
“I kemi dërguar letër për informacion çdo lloj institucioni të shtetit dhe kanë rënë në gjumë. I bëjmë thirrje ministrisë së Mbrojtjes dhe Rindërtimit të nxitojnë dhe të hapin fondet për Durrësin. Vetëm një zv.ministër i dënuar e ka rindërtuar pallatin, të tjerët s’kanë filluar.”- shprehet një tjetër banor.
Protestat e vazhdueshme janë kthyer në të vetmen mënyrë për të ngritur zërin dhe bërë publik shqetësimin e tyre, me shpresën se dikush do t’i dëgjojë.
Shembjet me shpërthim të kontrolluar në lagjet e Durrësit, ndërkohë kërkojnë një studim të mirë nga ana e xhenierëve të ushtrisë, për shkak të dëmeve të reja që mund të shkaktojnë në pallatet e shumta përreth.
Top Channel