Tashmë forcat ruse janë tërhequr nga disa zona të Ukrainës, një ndër to është edhe Kivi.
Ndërtesat e shkatërruara të Kievit kanë filluar të rindërtohen nga vullnetarë që janë shprehur të gatshëm për të kontribuar.
Për shkak të bombardimeve intensive, shumë ndërtesa janë shkatërruar ose kanë pësuar dëmtime të rikuperueshme ose jo.
Sipas CNN, bashkëthemeluesi i organizatës së bamirësisë ‘District 1’, Andriy Kopylenko tregoi se si e konsideron Ukrainën shtëpinë e tij dhe se do të kontribuojë për rindërtimin.
“Unë me të vërtetë ndjej se jemi të bashkuar tani. Ne e dimë se Ukraina është shtëpia jonë dhe të gjithë ukrainasit e kuptojnë se ne duhet të rindërtojmë”, tha Kopylenko.
Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën. Fillimisht ata sulmuan periferitë e Kievit përpara se Kremlini të tërhiqte forcat e tij nga kryeqyteti për t’u përqëndruar në lindje të vendit.
Top Channel