Kontrolli intensiv në Sarandë dhe Vlorë/ Numër i lartë ndëshkimesh për shkeljen e rregullave rrugore

15/06/2022 13:49

Policia ka ndëshkuar qindra qytetarë në akset rrugore Vlorë dhe Sarandë, për shkeljen e rregullave rrugore.

Një drejtues motori është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë policët, për të shmangur masën ndëshkuese.

40-vjeçari me iniciale Th. K., banues në fshatin Dhivër të Finiqit është arrestuar duke drejtuar motorin  pa targa dhe pa kaskën mbrojtëse. Autori ka tentuar gjithashtu të korruptojë punonjësit e Policisë së Sarandës.

U arrestuan dy persona dhe tre të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, pasi kanë shkelur rregullat rrugore.

Janë pezulluar 13 leje drejtimi, nga të cilat 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Masa administrative janë vendosur gjithsej 916, nga të cilat:

– 5 masa për tejkalim shpejtësie;

– 82 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 88 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 10 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– 85 masa për parakalime të gabuara;

– 173 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;

– 6 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 467 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA