Një grup astronomësh kanë publikuar një studim befasues të Rrugës së Qumështit, në të cilin pretendohet zbulimi i mijëra tërmeteve yjore dhe ADN-së se yjeve, çka mendohet se do të ndihmojë në identifikimine  cepave më të largëta të banueshme të galaktikës tonë.

Vëzhgimet i përkasin Sondës Gaia të Agjencisë Europiane të Hapësirës dhe mbulojnë rreth dy miliardë yje, apo 1 për qind të numrit total të yjeve në galaktikën tone.

The Guardian shkruan se gjetje të tilla i krijojnë ekspertëve mundësinë që të bëjnë një rindërtim të strukturës së galaktikës sonë dhe të zbulojnë evoluimin e saj në miliarda vjet. Të dhënat e reja përfshijnë mes të tjerash pozicionin e yjeve, distancat, lëvizjet në qiell dhe informacione mbi ngjyrën e temperaturën, duke krijuar kështu hapësirë për realizimin e hartës më të saltë të mundshme shumë-dimensionale të Rrugës së Qumështit.

Këto vëzhgime shtojnë detajet edhe mbi përbërjen kimike apo  moshën e galaktikës  bazuar në spektroskopi, ku drita yjore ndahet në gjatësi të ndryshme valore.

Gjatë matjeve të sondës u zbuluan papritur edhe mijëra tërmete në sipërfaqet e yjeve, evente këto të ngjashme me lëvizjet e tsunamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA