Investimi i fundit në rrjetin fiks forcon pozicionin e ALBtelecom, që ka implementuar rrjetin më të madh të fibrave në vend.
Këto investime i kanë dhënë mundësinë ALBtelecom të ofrojë internet me shpejtësi të lartë 100 Mbps me një çmim unik, në të gjithë vendin.
ALBtelecom vazhdon të kryesojë me investimet më të fundit të rrjetit fiks, të cilat kanë krijuar rrjetin më të gjerë të fibrave optike në vend me 123,000 porta, si dhe me një shpejtësi prej 100 Mbps për një çmim unik, në shkallë vendi.
Prej kohësh tregu ka rritur kërkesën për këtë shërbim dhe ALBtelecom i përgjigjet me një ofertë të shumëpritur. Konsumatorët tashmë mund të përfitojnë internetin fiks 100 Mbps me çmimin më të mirë në treg.
ALBtelecom është kompania e parë që ka implementuar 123,000 porta nëpërmjet rrjetit GPON, teknologjia më e mirë e disponueshme, e implementuar në kohë rekord në të gjithë vendin.
Është një eksperiencë unike që u mundëson abonentëve të përjetojnë një internet të jashtëzakonshëm, me super shpejtësi të pakrahasueshme nga operatori i parë lider në rrjetin e teknologjisë së fibrave optike.
“Rrjeti fiks mbetet pika jonë më e fortë. Jemi shumë të kënaqur që investimet e reja në rrjetin fiks na kanë dhënë mundësinë të ofrojmë internet me shpejtësi të lartë, i cili këtë sezon do të jetë me një çmim konkurrues në treg”, tha Z. Ervin Shpori, CEO i ALBtelecom.
Në një kohë kur kërkesa për komunikim dhe internet po rritet njëlloj në çdo cep të vendit, ALBtelecom ka arritur të zotërojë 4680 km fibër nëpërmjet teknologjisë GPON në Shqipëri.
Ky investim është një nga më të mëdhenjtë e bërë në industri dhe shërben si konfirmim i angazhimit që kompania ka me klientët e saj, për të ofruar standardet më të mira për të gjithë, kudo, me çmimet më të përballueshme.
Top Channel