Ukraina po ‘thith’ fondet/ Miliona në rrezik urie në Sudanin e Jugut

14/06/2022 22:46

Programi Botëror i Ushqimit i OKB thotë se po pezullon ndihmën ushqimore për 1.7 milionë njerëz në Sudanin e Jugut, pasi lufta në Ukrainë po thith fondet nga vendi më i ri në botë.

Prandaj organizata apelon për një ndihmë prej 426 milionë dollarë për të shmangur urinë në Sudanin e Jugut.

Adeyinka Badejo-Sanogo përfaqësuese e organizatës:”Ne jemi tashmë në një krizë, por ne duhet të rivendosim ndihmën ushqimore në zonat ku e kemi pezulluar për të parandaluar që njerëzit të bien në uri të tejskajshme. Më shumë se dy të tretat e popullsisë sudaneze jugore po përjetojnë një krizë serioze humanitare, ne vlerësojmë se 8.3 milionë njerëz, duke përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatët, do të përjetojnë urinë.”

Sudani i Jugut, i cili fitoi pavarësinë në vitin 2011 vetëm për të hyrë në një luftë civile të zgjatur dhe të përgjakshme menjëherë pas kësaj, vazhdon të shohë periudha të përsëritura konflikti, si dhe përmbytje të rënda dhe thatësira .

Pushtimi rus I Ukrainës më pas e ka rritur presionin në disa mënyra. Kryesisht, financimi po pakësohet ndërsa vendet garojnë për të ndarë buxhete të mëdha për të përmbushur nevojat e mëdha humanitare të Ukrainës. Donatorët nuk po e mbështesin më në mënyrë aktive Sudanin e Jugut si një krizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA