Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Shtetore të Lajmeve në Greqi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke theksuar rolin shumë pozitiv të Greqisë në krizën aktuale në Ukrainë dhe Evropë dhe duke e quajtur atë një “shtyllë të stabilitetit” dhe një “aleat të besueshëm” të Aleancës.
Ai i ka bërë thirrje Athinës dhe Ankarasë që mosmarrëveshjet e tyre ti zgjidhin me dialog dhe se në rrethanat e vështira aktuale, aleatët nuk duhet të bëjnë deklarata apo akte provokuese.
“Ne i bëjmë thirrje Greqisë dhe Turqisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Egje në një frymë besimi dhe solidariteti të një aleati. Kjo do të thotë përmbajtje, moderim dhe abstenim nga çdo veprim apo retorikë që mund të përshkallëzojë situatën. Në një kohë kur lufta e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen në Evropë, është edhe më e rëndësishme që aleatët të jenë të bashkuar.”- ka deklaruar Stoltenberg.
Në orët e fundit gjithnjë e më shumë Turqia kërkon nga Athina demilitarizimin e dhjetëra ishujve grekë pranë brigjeve të saj në detin Egje , ndërsa shtypi turk vë në dyshim edhe sovranitetin e tyre. Burime diplomatike në Athinë theksojnë se Greqia këmbëngul në rrugën e diplomacisë duke vazhduar të ndërkombëtarizojë rolin destabilizues të Ankarasë, duke marrë shkas edhe nga deklaratat e fundit të presidentit Erdogan .
“Thamë me Mitsotakis dhe vendosëm të mos lejojmë të tretë të hyjnë mes nesh. Thamë «ok». Kaluan veçse 15 ditë , tre javë , shkon në Amerikë dhe flet në Kongres kundër Turqisë ,flet për avionët F-16. Epo këto nuk i hamë z. Mitsotaki, nuk hamë. Burrëria e këtij vendi nuk pranon shaka. Ketë e dini edhe nga parardhësit tuaj, e dini mirë dhe mos u mundoni ti përsërisni këto shaka.”- tha presdientii Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan
Sipas sekretarit të Përgjitshëm të Natos nuk është çudi që ndonjëhere midis vendeve aleate ka mosmarrëveshje të forta . Greqia dhe Turqia janë aleatë të përkushtuar për dekada në një rajon jetik si Mesdheu për NATO-n, megjithëse kanë pasur aksidente me forcat e tyre ushtarake,ndaj duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në uljen e rrezikut të aksidenteve të tilla në të ardhmen ,ashtu siç ndihmoi Aleanca në vitin 2020 -ka theksuar Stoltenberg.
Sa i përket aplikimit të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO ,ai ka ripërsëritur në këtët intervistë ,se Turqia ka shqetësime të arsyeshme, të cilat të gjithë aleatët duhet t’i marrin seriozisht , pasi ka vuajtur nga terrorizmi më shumë se çdo aleat tjetër.
Top Channel