Rusia ofron evakuimin e ukrainasve të bllokuar në uzinën Severodonetsk

14/06/2022 14:25

Ushtria ruse ka thënë se do të krijojë një korridor humanitar ditën e nesërme për të evakuuar civilët e bllokuar në fabrikën kimike Azot në qytetin e rrethuar ukrainas të Severodonetsk.

“Të udhëhequr nga parimet e humanizmit, forcat e armatosura ruse dhe formacionet e Republikës Popullore të Luhanskut janë të gatshme të organizojnë një operacion humanitar për evakuimin e civilëve”, tha sot ministria ruse e mbrojtjes.

Ai shtoi se civilët do të transportoheshin në rajonin separatist të Luhansk. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha gjithashtu se u kishte ofruar luftëtarëve ukrainas të strehuar në uzinën Azot mundësinë për t’u dorëzuar nesë.

Ministria tha se Ukraina i kishte kërkuar Rusisë të ngrejë një korridor evakuimi për të ndihmuar civilët të largohen nga centrali, tani që forcat ruse kanë shkatërruar të gjitha urat që lidhin Severodonetsk me territorin e kontrolluar nga ukraina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA