Olta Xhaçka në New York/ Nesër mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria pjesë e veprimtarisë shënjuese

14/06/2022 09:47

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbërritur në New York, ku do të marrë pjesë në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Mbajtja e premtimeve: Roli i Organizmave Rajonale në Jetësimin e Agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria përballë Trazirave Politike dhe Marrjes së Pushtetit me Forcë”.

Debati i KS do të zhvillohet më datë 15 qershor 2022, ora 10:00 (ora lokale e New York). Kjo është ndër veprimtaritë shenjuese të presidencës shqiptare të KS.

Në veprimtari do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare e rajonale, përfshirë nga BE, OSBE (Sekretarja e Përgjithshme), Unioni Afrikan dhe Liga Arabe.

Ndërsa, më 16 qershor 2022 ora 10:00 (ora lokale e New York) Ministrja Xhaçka do të kryesojë takimin e KS me temë: Bashkëpunimi mes OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, me fokus BE-në”.

Të ftuar janë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zv.Presidenti i Komisionit të BE, Joseph Borrell. Nga OKB do të jetë Nën.SP e OKB, Rosemary Dicarlo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA