Nisin verifikimet për lejet e plazheve private në Vlorë, aksioni përfshin 184 hapësira
14/06/2022 10:47
Agjensia e Bregdetit e mbështetur nga policia e shtetit dhe policia bashkiake kanë nisur ditën e sotme verifikimet e kontratave dhe lejeve për plazhet private në Vlorë.
Verifikimet do të fokusohen kryesisht në verifikimin e metrave katrorë, plotësimin e infrastrukturës, sigurisë (roje vrojtimi si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg).
Verifikimi ka nisur për 54 kontrata me plazhin e ri. Aksioni do vijojë për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës.
Top Channel